Sport Ndërkombëtar

Zvicra me lajme aspak të mira para ndeshjes me Serbinë

Sonte do të zhvillohen një prej ndeshjeve më të “nxehta” të Kampionatit Botëror “Katar 2022”.

Në kuadër të grupit G, mbrëmja e sontme sjell ndeshjen mes Serbisë dhe Zvicrës.

“974 Stadium” do të jetë nikoqir i përballjes në fjalë.

Në këtë grup, Brazili tashmë e ka siguruar kualifikimin në fazën e eliminimit direkt, derisa Zvicra dhe Serbia kërkojnë vetëm rezultat pozitiv për të avansuar tutje.

Pak orë para ndeshjes së sontme, Zvicra e ka marrë një lajm katastrofal.

“Blick Sport” raporton se portieri Yann Sommer dhe Nico Elvedi do të mungojnë në ndeshjen e sotme.

Dyshja nuk kanë arritur të rikuperohet me kohë për sfidën e sontme.

Para kësaj ndeshje ka pasur shumë debat e polemika, por edhe propaganda të llojit të ndryshëm nga serbët duke ditur urrejtjen e tyre ndaj futbollistëve shqiptarë të Zvicrës.

/Shqip.com