Sport Ndërkombëtar

Zvicra “e fortë” për Spanjën

Momente nga festa e kombëtares zvicerane

“Estadio La Romareda” ishte i mbushur me tifozë, por nuk festuan.

Kombëtarja spanjolle është mposhtur në shtëpi nga Zvicra – me rezultat 1-2.

Mysafirët e nisën më mirë takimin – dhe arritën të shënojnë me anë të  Manuel Akanji – në minutën e 21-të.

https://twitter.com/sportsmaster_ja/status/1573773850382405632?s=20&t=iKk8E4SZV_AbhOFI7fNOnA

Vendasit nuk u dorëzuan lehtë dhe e barazuan rezultatin – në minutën e 55-të.

Topin në rrjetë e dërgoi Jordi Alba.

Por, mysafirët nuk kishin udhëtuar për barazim.

Vetëm tre minuta pasi pranuan gol, ata shënuan përsëri.

Në rolin e golashënuesit ishte – Breel Embolo.

Me këtë fitore – helvetikët ngriten në kuotën e tetë pikëve – dhe gjenden në pozitën e tretë.

Teksa, Spanja mbetet në pozitën e dytë – me tetë pikë./Shqip.com