Sport Shqiptar

Zvicër – Serbi, Xhaka e Shaqiri dhe mbrëmja e paharrueshme (VIDEO)

Zvicra e Serbia përballen sonte në kuadër të rrethit të tretë në Grupin G të Kupës së Botës.

Aktualisht, Zvicra renditet e dyta me tri pikë, ndërsa Serbia e fundit me vetëm një pikë.

Këto dy kombëtare u takuan edhe në Botërorin e vitit 2018 në Rusi, kur “helvetikët” fituan me rezultat 2:1, me golat e Granit Xhakës e Xherdan Shaqirit.

A do të ndodhë edhe sonte e njëjta? Mbetet të shihet.

Ndeshja fillon në orën 20:00.

/Shqip.com