Lajme

Zulfaj: Serbia po kushtëzon CEFTA-n me heqjen e masave të sigurisë në pikat kufitare

Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj
Këshilltari i kryeministrit të Kosovës, Jeton Zulfaj

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas deklaratës së ambasadorit të Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, i cili tha sot se emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, s’ka pasur sukses që ta bind Kurtin që të bëjë kompromis për CEFTA-n.

Zulfaj ka thënë se ka një zgjidhje kompromisi, por se Serbia po e kushtëzon.

Tutje Zulfaj ka thënë se Kosova është shteti më proaktiv në Procesin e Berlinit dhe se Kurti ka promovuar vazhdimisht integrimin e mëtejmë të rajonit.

“Pas tre vitesh bllokadë të Serbisë brenda CEFTA-s, kemi një zgjidhje kompromisi. Serbia tash e ka kushtëzuar këtë zgjidhje me heqjen e masave të sigurisë së Kosovës në pikat kufitare me Serbinë. Këto dy çështje nuk janë të ndërlidhura. Masat e Kosovës nuk kanë të bëjnë me tregtinë, por rrjedhin nga kërcënimet ndaj sigurisë së shtetit tonë. Ato nuk janë marrë nga Ministria e Tregtisë, por nga autoritetet tona të sigurisë”, ka shkruar Zulfaj.

/Shqip.com