Lajme

ZRRE propozon të rritet çmimi i faturës së rrymës

Faturat e energjisë elektrike.
Faturat e energjisë elektrike.

Zyra e Rregullatorit për Energji ka përgatitur dy raporte konsultative ku njëra nga to ka të bëjë me kthimin e bllok tarifave.

Sipas propozimit të ZRRE-së i cili reflekton kostot e ofrimit të furnizimit me energji elektrike, është që tarifat e shërbimit të energjisë elektrike të rriten për 9% për komponentën e energjisë të tarifave për konsumatorët biznesorë dhe për nivelin e konsumit deri në 600 kWh të konsumatorëve shtëpiak.

Niveli i konsumit mbi 600 kWh, që nuk mund të mbulohet nga kapacitetet vendore, furnizohet me tarifë prej 0.21 eur/kWh për energjinë e konsumuar në kohën e tarifës së lartë dhe 0.09 eur/kWh për energjinë e konsumuar në tarifën e ulët.

Grafika me rritjen e çmimit të faturës së energjisë elektrike

Sipas këtij propozimi, fatura me konsum mesatar prej 450 kWh do të rritetpër €2.29 në muaj, ndërsa fatura me konsum deri në bllok për 3.06€ në muaj.

Rritja për konsum që tejkalon bllokun 600 kWh është më e ndjeshme për shkak se reflekton çmimin e importit dhe për konsum mujor 800 kwh rritet për €26.98, ndërsa për konsum mujor prej 1000 kWh me €50.89./Shqip.com