Ekonomi

ZRrE gjobit KESCO-n dhe KEDS-in me 11.1 milionë euro

Zyra e Rregullatorit për Energji

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike ka mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është vendosur që KESCO-n dhe KEDS të dënohen me 11.1 milionë euro.

“Në këtë seancë, Bordi i ZRRE-së ka shqyrtuar vlerësimin përfundimtar ne lidhje me gjetjet e prezantuara nga stafi profesional i ZRRE në raportet e Monitorimit dhe ka miratuar propozimin për masat administrativë me gjobë për KESCO ne vlerën prej 8,4mil€ dhe për KEDS ne vlerën prej 2,7mil€.” thuhet në njoftimin e ZRre-së.

Gjithashtu në këtë seancë, Bordi, ka miratuar disa propozime tjera për operatorët në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë që kanë të bëjnë me Rregullat për Alokim Eksplicit ditor të kapacitetit në kufijtë e zonave ofertuese të shërbyer nga Zyra e ankandeve të koordinuara të Evropës Juglindore (SEE CAO), si dhe propozim ndryshimet në kodin për qasje në toka dhe ndërtesa.

Po ashtu në këtë seancë, Bordi miratoj 14 kërkesa për marrje të autorizimit të ndërtimit të paneleve solare për vet-konsum, nga të cilat 9 janë dorëzuar nga persona fizik dhe pjesa tjetër e mbetur nga ndërmarrje të ndryshme me gjithsej 503kW.

/Shqip.com