Lajme

Zjarrfikësi i përgjakur duke shuar etjen pas luftës me zjarret në Malishevë

Zjarrfikësi i përgjakur gjatë ushtrimit të punës në Malishevë

Komuna e Malishevës ka publikuar një fotografi të një zjarrfikësi, i cili shihet të jetë përgjakur derisa po lufton në shuarjen e zjarreve, njofton Shqip.com.

Ai shihet duke shuar etjen e tij pas punës që ka bërë në fshatin Lladrovc gjatë pasdites të së mërkurës.  

Lexo edhe:
“Çka ki te Lumezi fol me mu” – Shkeljet dhe fuqia e Driton Muharremit në sistemin prokurorial të Kosovës

“Ky zjarrfikës, shuan etjen e tij, pas shuarjes së zjarrit, ndërsa shihet edhe i përgjakur gjatë luftës së tij me zjarret”, thuhet në njoftimin e komunës.

“Kjo foto është bërë në Lladrovc, në pasditen e djeshme, përderisa zjarrfikësit e Malishevës, përballen me zjarret dhe kjo është përditshmëria e tyre në punë, pa orar, 24 orë në ditë në shërbim”, shkruan më tej në faqen zyrtare të komunës.

Malisheva është një nga komunat e prekura nga zjarret ditët e fundit. Përveç kësaj komune, edhe Vitia, Fushë Kosova, Vushtrria, Peja, Klina e Deçani e Rahoveci ishin cak i këtyre zjarreve. /Shqip.com