Lajme

Zjarr në lagjen Dardania, digjet një kamion, zjarri përfshin edhe tri vetura përreth

Një person është lënduar të shtunën nga zjarri në lagjen “Dardania” të Prishtinës.

Rasti ka ndodhur rreth orës 13:30 në rrugën “Dalmatët”, ku është raportuar se një kamion është përfshirë nga zjarri, i cili ka përfshirë edhe tri vetura përreth tij.

Rastin për Shqip.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.

Sipas tij, policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Dyshohet që nga zjarri  ose tymi të jenë prekur edhe tri vetura përreth kamionit. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit”.

“ Deri më tani raportohet për një person  të lënduar. Aktualisht policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, ka thënë Borovci./SHQIP.com