Lajme

Zjarr edhe në Fushë-Kosovë, digjen sipërfaqe hamullore

Foto e ilustruar

Një pjesë e Fushë Kosovës është përfshirë nga zjarri të dielën mbrëma, të cilin ekipet e zjarrfikësve kanë arritur ta lokalizojnë.

Nga Brigada e Zjarrfikësve në Prishtinë, kanë bërë të ditur se zjarri është shkaktua afër deponisë së mbeturinave dhe se ekipet kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes.

“Zjarri tashmë është nën kontroll. Ai kishte përfshirë sipërfaqe me hamullore dhe bari të thatë. Ekipet janë angazhuar nga ora 20:40 dhe kanë arritur ta kontrollojnë”, ka thënë për Kohën Mulë Gashi, ndihmësi komandantit të Brigadës.

Sipas Gashit, shkaktar i zjarrit është faktori njeri.

Ndërkohë, Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, u ka bërë thirrje fermerëve të mos i djegin hamulloret, pasi përpos ndotjes së ambientit, mund të rrezikojnë jetën e qytetarëve. Ai ka paralajmëruar masa ndaj personave që shkaktojnë zjarre të tilla./SHQIP.com