Sport Ndërkombëtar

Zhegrova me trajner të ri

Paulo Fonseca është trajneri i ri i Lille.

Tekniku portugez nënshkroi pasditen e kësaj të mërkure një kontratë për dy sezone me kampionin francez të vitit 2021.

E pritshme për disa ditë, nënshkrimi do të ishte zvarritur për “detaje të vogla”.

Me të mbërritur në Lille të martën pasdite , Fonseca takoi punonjësit e klubit të mërkurën në mëngjes.

 Formalizimi u bë në fillim të mbrëmjes dhe tekniku do të prezantohet këtë të enjte në Luchin.

Ish-trajneri i Chakhtior Donetsk dhe AS Roma, ndër të tjera, vjen i shoqëruar nga tre asistentë: Tiago Leal, trajneri fizik Paulo Mourao dhe trajneri i portierëve Antonio Ferreira. Jorge Maciel, të cilit i kishte skaduar kontrata, e pa atë të rinovuar.

Fonseca do të njohë disa nga lojtarët e tij kur të rifillojnë stërvitjet më 1 korrik.

Fonseca kishte qenë pa klub që nga vera e vitit 2021 dhe largimi i tij nga AS Roma.

I afruar në proces nga Tottenham, ai kishte diskutuar edhe në vjeshtë me Newcastle dhe u shfaq këtë dimër në listën e ngushtë Monegaske për të pasuar Niko Kovac.

Kujtojmë që ky vendim do të ndikojë edhe te reprezentuesi i Kosovës, Edon Zhegrova që luan për skuadrën franceze./Shqip.com