Zhegrova dhe Lille përballen me Chelsean, Villarreali pret Juventusin
Zhegrova me Lille përballet ne Chelsean, Villarreali pret Juventusin
Skuadra e re e Edon Zhegrovës, Lille do të udhëtoj drejt “Stamford Bridge”, për tu përballur me Chelsean në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Këto dy skuadra janë takuar edhe stinorin e kaluar në fazën e grupeve të këtij kompeticioni, me Chelsean që fotoi të dy ndeshjet.
#UCL action on home soil comes next! 👊 pic.twitter.com/gvQVK7ppNO
— Chelsea FC (@ChelseaFC) February 21, 2022
Ben Chilwell dhe Reece James nuk do të jenë në dispozicionin e Thomas Tuchel për këtë ndeshje, ndërsa César Azpilicueta dhe Mason Mount pritet të jenë të gatshëm.
Nga ana tjetër te Lille, Angel Gomes dhe Orestis Karnezis janë të lënduar, derisa Zeki Celik rikthehet pas suspendimit.
Just touched down in London town 🇬🇧#LOSC | 🔜 #CHELOSC | #UCL pic.twitter.com/DtIaNSygLF
— LOSC (@LOSC_EN) February 21, 2022
Në këtë ndeshje pritet që për disa minuta të luajë edhe reprezentuesi i Kosovës, Zhegrova.
Ndeshja tjetër që zhvillohet të martën është ajo ndërmjet Villarrealit dhe Manchetser United.
Ky do të jetë takimi i parë ndërmjet këtyre dy skuadrave në kompeticione evropiane.
Villarreali pritet ta ketë në dispozicion skuadrën e plotë, ndërsa te “Zonja e Vjetër” do të mungojë Giorgio Chiellini, Federico Chiesa dhe Federico Bernardeschi.
“Nëndetësja e Verdh” tash e katër ndeshje nuk di për humbje, ndërsa Juventusi nuk ka humbje në shtat ndeshjet e fundit.
⭐ 𝗢𝗧𝗧𝗔𝗩𝗜 𝗗𝗜 𝗙𝗜𝗡𝗔𝗟𝗘!
🏆 @ChampionsLeague
🆚 @VillarrealCF
🏟 Estadio de la Cerámica
⏰ 21:00
📲 #VillarrealJuve pic.twitter.com/sDrdEKMgdH— JuventusFC (@juventusfc) February 22, 2022
Të dyja këto ndeshje do të zhvillohen të martën me fillim nga ora 21:00./Shqip.com