Rozë

Zhaklina: Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën

Debati mes Teas dhe Kiarës, u komentua edhe nga Zhaklinë Lekatarin.

Ajo tha se Luizi po e përdor Tean për ta bërë xheloze Kiarën.

“Luizi po e përdor Tean, për të bërë xheloze Kiarën. Kur kishit marrëdhënien Luiz-Tea besoja se mes jush kishte diçka. Në fillimet tuaja, Tea mendonte se kishte një lloj “pushteti”, që mund të të drejtonte ty. Prandaj them që ajo u lëndua shumë kur ti e ofendove”, tha ajo.

Ndërsa, Tea u kundërpërgjigj duke thënë se është lënduar, po jo për shkak se kishte pretendime mbi Luizin.

Ndërsa, Zhaklinë i tha se ajo dëshiron të luaj me Luizin dhe Kiarën dhe se është përfshirë vetë.

/Shqip.com