Art Jetese

“Zgjohu”/ Seminari motivues i Antigona Behramit mbledh në Tiranë qindra njerëz nga vende të ndryshme të botës: Po na ndryshon jetën!

Një numër i madh i njerëzve nga vendet e ndryshme të botës, kishin destinacion Tiranën të dielën, për të ndjekur seminarin madhështor të gruas jetëndryshuese, Antigona Behrami, e cila ka vite që është bërë mentore e qindra njerëzve nga e gjithë bota dhe masivisht po ndryshon jetë të njerëzve.

Salla nuk arrinte t’i zinte gjithë të interesuarit për të marrë pjesë në seminarin e radhës me titullin “Zgjohu”, sa që shumë të pranishëm vendosën të qëndronin në këmbë, vetëm të mos humbisnin këtë seminar.

Ashtu siç u emërua seminari, të pranishmit aty u shprehën se falë mësimeve të Antigonës, ata janë zgjuar vërtetë për një jetë krejt tjetër, andaj edhe vëmendja për t’i ndjekur këshillat e saj, ishte shumë e madhe.

Behrami ka shprehur mirënjohje dhe falënderim për pjesëmarrjen e tyre në seminar.

“Një përvojë e paharrueshme. Dita e djeshme ishte një dëshmi e fuqisë së transformimit dhe energjisë kolektive që ndodh kur bashkohen zemrat dhe mendjet tona për të krijuar një hapësirë të sigurt dhe të mbushur me dashuri. Në këtë seminar ne jo vetëm që liruam bllokimet që na ndalonin të ecim përpara por, gjithashtu, kuptuam se sa e rëndësishme është ta pastrojmë memorien që na mban peng. Energjia në atë sallë ishte e jashtëzakonshme. Energjia aty na dha forcë dhe na mbushi me shpresë, me gëzim dhe me dritë. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë mirënjohjen time për dashurinë dhe mbështetjen që më dhuruat. Përqafimet, lulet, dhuratat dhe falënderimet e juaja më prekën thellë në zemër.

Teksa shihja sytë e tyre që ndriçonin me shpresë dhe lehtësim, për mua ishte një bekim. Ishte e mrekullueshme t’i dëgjoja historitë e tyre dhe ta shihja transformimin e brendshëm të tyre që ndodhte për disa orë. Ky seminar nuk do të kishte pasur këtë magji pa ju, të dashur pjesëmarrës! Ju jeni frymëzimi im për ta vazhduar këtë mision. Kjo ishte një ditë për të kujtuar se forca jonë e brendshme mund ta thyejë çdo barrierë. T’ua kujtojmë të gjithëve që ndryshimi fillon prej nesh. Salla ishte mbushur deri në maksimum. Aq shumë njerëz kishin ardhur saqë shumë prej tyre qëndruan në këmbë ose ulur në dysheme. Pavarësisht qëndrimit ulur në karrige, në dyshemeve apo në këmbë, askush nuk ndjeu lodhje. Dashuria, energjia dhe dëshira e madhe për të qenë pjesë e këtij udhëtimi transformues, ishin aq të forta sa gjithçka tjetër u harrua.

Kjo për mua është dëshmi e fuqisë së një komuniteti të bashkuar nga vizioni i përbashkët për rritje dhe vetëpërmirësim. Kjo përvojë më bëri të kuptoj se herëve të tjera na nevojiten salla më të mëdha për ta mirëpritur çdo zemër dhe çdo shpirt që kërkon të bëhet pjesë e kësaj energjie transformuese. Ky është një sinjal i fuqishëm që puna jonë ka rëndësi dhe se gjithnjë e më shumë njerëz po vijnë të bëjnë një hap përpara në jetën e tyre. Ju falënderoj nga zemra për përkushtimin tuaj, për gatishmërinë për t’i hapur zemrat dhe për dëshirën për ta ndryshuar jetën tuaj! Ju jeni frymëzimi im më i madh! Ju falënderoj të gjithëve, me dashuri dhe mirënjohje”, ka shkruar Antigona Behrami.

/Shqip.com