Lajme Ballkan

Zgjedhjet në Malin e Zi, Capuni: Çdo gjë ka shkuar mirë, jemi duke bërë numërimin e votave

Ish-udhëheqësi i Kuvendit Komunal në Ulqin, Ilir Capuni

Ka përfunduar procesi zgjedhor në Ulqin dhe në Beranë të Malit të Zi.

Ish-udhëheqësi i Kuvendit Komunal të Ulqinit, Ilir Capuni, ka thënë për Shqip.com, se në ora 20:00 ka përfunduar i tërë procesi.

“Deri më tani po thuhet se në zgjedhje kanë dalur diku 52% apo 53%. Në Ulqin kanë ardhur krerët e shtetit të Malit të Zi, me ministrat dhe të gjithë të tjerët, nuk ka pasur presion, procesi ka shkuar mirë, tani jemi duke e bërë numërimin e votave”, ka thënë Capuni.

Në zgjedhjet lokale në Malin e Zi kanë garuar pesë lista zgjedhore. Lista e Gjukanoviqit, Lista e Abazoviqit, një parti shqiptare dhe dy lista malazeze.

Procesi zgjedhore ka filluar qysh herët në mëngjes, ku 20 mijë qytetarë kanë pasur të drejtën e votës./Shqip.com