Sport Ndërkombëtar

Zëvendësimi nervozoi tejmase Mbappen

Në “El Clasico”-n mes Olimpik Marsejës dhe PSZH-së, e fituar 2-0 nga parizienët, u shfaq edhe një herë Kylian Mbappé, i cili u zëvendësua në pjesën e dytë, kur skuadra e Luis Enrikes po fitonte minimalisht.

Sulmuesi, u shfaq i mërzitur nga zëvendësimi dhe shkoi në pankinë i nervozuar, megjithëse trajneri përsëriti në konferencë për shtyp se vendimet e tij synojnë “të kërkojnë më të mirën për ekipin” dhe se, për më tepër, ai është “lodhur” duke u shpjeguar gjithmonë për të njëjtën gjë (zëvendësimet e Mbappe).

Në Instagram, Mbappe ka postuar një foto që ka bërë bujë në rrjetet sociale.

Ai shihet nga pas, me shirit në krah, në shi, në momentin e zëvendësimit, ku kapiteni i skuadrës franceze tregoi trishtimin e dukshëm, qoftë për shkak të zëvendësimit, qoftë sepse e diela ishte e fundit “El Clasico” ndaj Olympik Marsejës për të, para se të largohet nga PSZH në qershor.

Në 7 ndeshjet e fundit të Ligue 1, Mbappé ka luajtur vetëm njërën prej tyre të plotë, në Montpellier, javën e 26-të, kur shënoi “hat-trik”.

Që kur u konfirmua, përmes një deklarate jozyrtare nga klubi, në mes të shkurtit, se ai nuk do të rinovojë kontratën, Luis Enrike e ka “censuruar” në ndeshjet e kampionatit, i vetëdijshëm se herët a vonë, siç ka përsëritur, skuadra, duhet të përshtatet për të luajtur pa lojtarin e saj më të mirë.

Një gjë që nuk është në diskutim: Mbape nuk do të zëvendësohet në ndeshjet me rëndësi, ku ka tituj në lojë, si të mërkurën kundër Renit, në gjysmëfinalen e Kupës ose në përballjen e Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës, më 10 dhe 16 prill.

/Shqip.com