Lajme

Zelensky: Ukraina po shkatërrohet dhe shfaroset

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky, tha se Ukraina po shfaroset nga forcat ruse.

“Populli i Ukrainës nuk dëshiron të nënshtrohet nga Rusia dhe si rezultat po shkatërrohet dhe shfaroset, ka thënë Zelensky.

Zelensky e përshkroi pushtimin rus si torturën e të gjithë kombit, shkruan BBC.

I pyetur drejtpërdrejt nëse veprimet e Rusisë përbënin gjenocid, ai tha: “Në të vërtetë, ky është gjenocid. Eliminimi i të gjithë kombit dhe popullit. Ne jemi qytetarët e Ukrainës. Kemi më shumë se 100 kombësi.”

Tutje Zelensky tha se kjo ka të bëjë me shkatërrimin dhe shfarosjen e të gjitha këtyre kombësive.

“Ne jemi qytetarë të Ukrainës dhe nuk duam të nënshtrohemi ndaj politikës së Federatës Ruse.”

Ai tha se kjo është edhe arsyeja që Ukraina po shkatërrohet.