Lajme

Zelensky: Situata në Ukrainën lindore po ashpërsohet

Presidenti Volodymyr Zelensky ka thënë se gjendja në frontin lindor të Ukrainës ka filluar të ashpërsohet.

Trupat ukrainase po përballen me një situatë shumë të vështirë në tre qytete të kundërshtuara rëndë në Donetsk – Bakhmut, Vuhledar dhe Lyman  Ministria e mbrojtjes tha se ushtarët ukrainas po izolohen në Bakhmutin e goditur.

Në një konferencë shtypi, Oleksij Reznikov tha se nuk kanë arritur të gjitha armët nga perëndimi, por Ukraina ka rezerva për tu përballur me forcat ruse.

Ministri i mbrojtjes konfirmoi gjithashtu se trupat do të fillojnë trainimin mbi tanket Leopard të prodhuara nga Gjermania nga e hëna, raporton BBC.

Reznikov tha gjithashtu se Ukraina kishte negociuar furnizimin e raketave të reja me rreze të gjatë me 90 deri në 150 km  dhe u zotua të mos i përdorë ato kundër territorit rus – vetëm kundër njësive ruse në zonat e pushtuara të Ukrainës.

Kreu i grupit famëkeq të Vagnerit të Rusisë tha se ka beteja të ashpra për çdo rrugë në disa zona të Bakhmutit.

Forcat ruse janë përpjekur të marrin kontrollin e qytetit prej muajsh, duke e bërë atë betejën më të gjatë që kur Rusia pushtoi Ukrainën pothuajse një vit më parë.

Marrja e zonës është e rëndësishme për Rusinë në çuarjen përpara të qëllimit të saj për të kontrolluar të gjithë rajonin e Donbasit në lindje të vendit. Ajo do të nënkuptojë gjithashtu një kthesë në fatin e Rusisë pasi ajo humbi terren në Ukrainë gjatë muajve të fundit.

/Shqip.com