Lajme

Zelensky nga OKB-ja: Rusia po kryen gjenocid ndaj Ukrainës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në New York, ka akuzuar Rusinë për gjenocid.

Zelensky e nisi fjalimin duke thënë se Rusia po “armatizonte” mungesën globale të ushqimit dhe krizën e energjisë, ndërsa shtoi se Moska ka rrëmbyer fëmijët ukrainas. Sipas tij Moska po e bën këtë me shpresën që disa ose të gjitha territoret e aneksuara të Krimesë, Zaporizhzhia, Luhansk, Donetsk dhe Kherson të njihen ndërkombëtarisht dhe ligjërisht si tokë ruse, raporton Sky News.

“Ky është padyshim një gjenocid. Ne duhet të veprojmë të bashkuar për të mposhtur Rusinë, në mënyrë që OKB të mund të fokusohet në sfida të tjera globale”, deklaroi presidenti i Ukrainës.

/Shqip.com