Lajme Botë

Zelensky do t’i adresohet kombit për agresionin ushtarak rus në Ukrainë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka njoftuar publikun se ka zhvilluar bisedë me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden dhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson pasi Rusia pushtoi pjesë të territorit të Ukrainës. 

Zelensky do t’i adresohet qytetarëve ukrainas.

“Pas mbledhjes së Këshillit Nacional të Sigurisë,  ne kemi biseduar edhe me kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson për situatën e krijuar. Tashmë jemi duke u përgatitur për një adresim dhe më pas do të bisedojmë edhe me Presidentin e Këshillit të Evropës dhe me presidentin e Turqisë”, ka shkruar ai në Twiter.

Rusia ka vendosur që t’i njoh dy regjionet e Ukrainës si shtete të pavarura dhe tani i ka dërguar edhe forcat ushtarake për të “mirëmbajtur” paqen në  Donetzk dhe Luhansk e cila popullohet nga banorët rusë.  Bota është duke dënuar pushtimin e Ukrainës dhe se është paralajmëruar dhe vendosja e rëndë e sanksioneve ndaj Rusisë.

Qyteti i Donetzkut popullohet nga 918 mijë banorë dhe në Luhanskë jetojnë 409 mijë banorë. Në Kharkivë jetojnë 1 milionë e 419 mijë banorë.

Forcat ukrainase kanë zhvilluar luftime me forcat separatiste ruse të cilat kërkojnë shkëputjen e regjioneve të Ukrainës dhe bashkëngjitjen e tyre me Rusinë. /Shqip.com