Lajme

Zbulohet se kush është personi me inicialet I.M i përmendur në dosjet e autoriteteve

Në dosjet e autoriteteve në të cilat aludohet se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kishte qenë bashkëpunëtor i ish-sigurimit të shtetit del se nuk ishte ai.

Siç raporton Abc News, në bazë të verifikimeve që i kanë bërë ata, del se personi në inicialet I. M ishte Imigron Muçaj i rekrutuar nga ish-sigurimi në diktaturë.

Menjëherë pas aludimeve në media që personi i përmendur në dosjen e autoriteteve është ish-presidenti i republikës Ilir Meta, ky i fundit nxori të reagonte ish-zëdhënësin e tij, Tedi Blushi, tashmë Sekretar i përgjithshëm i Partisë së Lirisë.

Ndërkohë që gjatë ditës së mërkurë ish-presidenti Meta në një dalje publike deklaroi se I.M nuk është ai që flitej se ka një raport në dosje prej 140 faqesh.

Lexo edhe:
Berisha në mbrojtje të Metës: Rama manipuloi dosjet e autoriteteve, është i tmerruar nga opozita

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka thënë se kryeministri i tanishëm i Edi Rama ka manipuluar me dosjet e autoriteteve në të cilat aludohet se ish-presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta kishte qenë bashkëpunëtor  i ish-sigurimit të shtetit.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha e quan këtë “akt të shëmtuar të Edi Ramës”.

Ai tha, se Meta ju është nënshtruar verifikimeve të ndryshme për të kaluarën e tij.

Ilir Meta

A është Ilir Meta, politikani bashkëpunëtor i ish-Sigurimit të Shtetit?

Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit bëri këtë të martë një njoftim në faqen e tij zyrtare ku zbulonte se një personazh me profil të lartë politik me iniciale I.M. rezultonte të ishte bashkëpunëtor. Në të njëjtin njoftim thuhet se institucioni u vu në dijeni me anë të një e-maili dhe pas verifikimit, rezultatet iu vunë në dijeni Kuvendit të Shqipërisë.

“Në kuadër të punës së përditshme me përpunimin e materialeve të ish-Sigurimit të Shtetit, së fundmi Autoriteti është ndeshur me informacione dhe të dhëna mbi një personazh me profil të lartë politik.

Institucionit iu kërkua nëpërmjet postës elektronike që të verifikohej figura e shtetasit I. M. në dosje të klasifikuara të ish-Sigurimit të Shtetit. Konstatimi u shqyrtua me përgjegjësi dhe materialet u bënë të njohura për të gjithë anëtarët e zgjedhur.

Me vendimin nr. 321, datë 26.07.2022 të Autoritetit, të dhënat iu përcollën Kuvendit të Shqipërisë” – thuhet në njoftimin e Autoritetet të Dosjeve.

Pas këtij njoftimi kanë qenë një sërë portalesh që kanë raportuar nga burime të tyre se bëhet fjalë për ish-Presidentin Ilir Meta. Në këto portale shkruhet madje se “Meta ka spiunuar një shok shkolle për planin e tij  për t’u arratisur jashtë shtetit dhe se … dhe ka qenë i dërguar i Sigurimit të Shtetit, edhe në takimin me Ramiz Alinë në Dhjetor 1990”./Shqip.com