Sport Ndërkombëtar

Zbulohet rivali i radhës dhe data e re e meçit të Anthony Joshua

Boksieri britanik Anthony Joshua do t’i rikthyet ringut më 1 prill të këtij viti.

Mediat britanike kanë zbuluar se boksieri amerikan Jermein Franklin do të jetë rivali i ish-kampionit të botës në peshën e rëndë, shkruan Shqip.com.

Dy boksierët do të duelojnë në përballjen që do të zhvillohet në “O2 Arena” të Londrës.

Joshua (24 fitore e 3 humbje në karrierë) rikthehet në ring pas humbjes në revanshin ndaj Oleksandr Usyk, gushtin e kaluar.

Ndërsa Franklin (22 fitore e 1 humbje në karrierë), vjen nga humbja që pësoi ndaj Dillian Uajtit, në nëntorin e vitit të kaluar.

Kjo sfidë nuk ka për të qenë e lehtë për Joshuan (33), që përballë ka një boksier më të ri në moshë (29 vjeç).

/Shqip.com