Sport Ndërkombëtar

Zbulohet mesazhi që Alves i ka dërguar bashkëshortes së tij

Nga Spanja kanë dalë zbulime të reja rreth marrëdhënies së Dani Alves me partneren e tij, Joana Sanz, pasi futbollisti brazilian po përballet me akuza për sulm seksual që e kanë futur në burg në Katalonjë.

Në veçanti, raportet thonë se çifti ka pasur një bisedë telefonike, ku Alves i ka kërkuar gruas të mos e lërë në këtë moment që po kalon.

“Unë nuk dua të të humbas. Të dua shumë. Ju lutem, mos më lini vetëm tani”, i tha Alves partneres së tij, e cila mësohet se ka bërë kërkesë divorci nga futbollisti 39-vjeçar pas tradhtisë.

/Shqip.com