Sport Ndërkombëtar

“Zbulohet” kombëtarja që do ta fitojë Botërorin e sivjetmë

Sipas kompanisë së njohur për statistikat dhe historinë sportive “Opta”, kampion i ri i botës do të jetë Kombëtarja e Brazilit. Parashikimi kompjuterik bëhet me softuer që është i specializuar në parashikimet e futbollit. Kompania “Opta” njoftoi se analiza e fundit kompjuterike ka ndryshuar mjaft nga ajo që parashikoi i njëjti kompjuter bazuar në të dhënat dhe rezultatet e grumbulluara në gusht të këtij viti.

Kombetarja e Brazilit ne Lojerat Olimpike “Tokyo 2020”

Parashikimi aktual përditësohet pas shpalljes së 32 përzgjedhjeve, duke marrë parasysh dëmtimet dhe rrethanat e tjera para fillimit të Botërorit. Simulimi kompjuterik tani thotë se favoriti i ri numër 1 për fronin botëror është Brazili, i cili duhet të luajë në finale me Francën. Në përgjithësi, shanset e Brazilit për titull vlerësohen në 16.3 për qind, Argjentina me 13.1 (të dyja skuadrat do të takohen në gjysmëfinale, nëse fitojnë grupet e tyre dhe luajnë në fazën eliminatore), Franca ka një shans 12 për qind për të arritur në finale, e ndjekur nga Anglia dhe Spanja me nga 8.8 për qind.

/Shqip.com