Sport Ndërkombëtar

Zbulohet bukuroshja rumune që i dhuroi trofeun Messit, kur t’i shihni fotot e saj, do ta kuptoni pse e zgjodhën atë

Ceremonia e trofeut dhe e medaljeve pas finales së Kupës së Botës në Katar tërhoqi vëmendjen për disa gjëra, një prej tyre ishte prania e një vajze atraktive që ndodhej pikërisht pranë presidentit francez Emmanuel Macron.

Ndërsa kolegët e saj ishin në krye të medaljeve, ajo mbajti trofeun e golashënuesit më të mirë (e fitoi Kylian Mbappe) dhe lojtarin e trofeun e lojtari më të mirë që iu takoi Lionel Messit, shkruan Shqip.com.

Pak ditë pas finales zbulohet emri i saj.

Ajo është rumune, quhet Adriana Paul, e cila punon si stjuardesë në kompaninë “Qatar Airways”, e cila së bashku me kolegët e saj u punësua nga drejtuesi i turneut.

“Ishte një eksperiencë e papërshkrueshme, isha jashtëzakonisht e lumtur që u zgjodha mes 15.000 stjuardesa të kompanisë sonë për t’i përjetuar ato emocione “live”. Trofeu ishte i rëndë, rreth gjashtë kilogramë. Duart më dridheshin vazhdimisht”, tha Adriana për portalin “Libertatea.ro”. përcjell Shqip.com.

Messi për herë të parë e fitoi Kupën e Botës me Argjentinën.

/Shqip.com