Ekonomi

Zbulohen medikamente të kontrabanduara në vlerë të mijëra eurove

Njësitet e Doganës së Kosovës gjatë një aksioni të realizuar në Ferizaj, kanë zbuluar medikamente të kontrabanduara në vlerë rreth 5000 euro.

Aksioni është zhvilluar falë një informacioni të marrë nga qytetarët përmes aplikacionit e-dogana.

“Gjithashtu, në këtë lokacion është gjetur edhe një bunker i posaçërisht i ndërtuar për fshehjen e mallrave të kontrabanduara. Mallrat janë sekuestruar dhe ndaj palës janë iniciuar procedurat kundërvajtëse”, thuhet në njoftim.

/Shqip.com