Kulturë Muzikë

Zbulohen emrat që do të përformojnë në Coachella 2022

Pas dy vitesh shtyrje datash dhe anulimesh për shkak të pandemisë, janë publikuar datat dhe emrat e këngëtarëve që do të përformojnë në festivalin Coachella 2022.

Emrat si Harry Styles, Billie Eilish, Kanye West dhe Swedish House Mafia, do të përformojnë gjatë festivalit.

Ndërkaq,  festivali është planifikuar të zhvillohet gjatë fundjavave të 15-17 prillit dhe 22-24 prillit 2022, në vendndodhjen e tij të zakonshme të Empire Polo Ground në Indio, Kaliforni.

Megjithatë, rritja alarmante e rasteve me omicron dhe shtyrja e fundit e Çmimeve Grammy ka bërë që shumë njerëz të pyesin nëse festivali do të zhvillohet në prill, apo do të zhvendoset – për herë të pestë – në një datë të mëvonshme.

Coachella është festivali më i madh muzikor i Amerikës së Veriut dhe tashmë ka shitur 125,000 biletat e tij në ditë, ku më shumë se 100,000 njerëz në botë udhëtojnë për të marrë pjesë në këtë festival.