Sport Shqiptar

Ylli vazhdon sonte aventurën evropiane, përballet me Hapoelin e Izraelit në udhëtim

Golden Eagle Ylli vazhdon sonte aventurën në Evropë.  Në kuadër të xhiros së katërt të fazës grupore në FIBA Europe Cup, ekipi nga Suhareka takohet me skuadrën izraelit Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida luhet nga ora 16:30 në Kfar Blum të Izraelit derisa prej orës 20:00 është ndeshja tjetër e grupit A në mes skuadrave gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz, shkruan Shqip.com.

Ylli më 12 tetor ishte mposhtur thellë në Prizren nga Galil Elioni, 93:76. Më pas ka humbur edhe në udhëtim nga Niners Chemnits, 90:60. Por u kthye fuqishëm para një jave kur fitoi 81:78 në Bamberg të Gjermanisë. Bambergu dhe Galil Elioni i kanë nga dy fitore e një humbje, ndërsa Chemnitzi e Ylli i kanë nga një fitore e dy humbje.

Deri në fund janë edhe tri xhiro, kështu që gara për dy pozitat e para është e hapur plotësisht. Dy pozitat e para në grup sigurojnë avancimin në rundin e dytë.

Në rast të fitores, kampioni kosovar do të ketë gjasa të mira për avancim. Dy ndeshjet e fundit i luan në Suharekë.

/Shqip.com