Sport Shqiptar

Ylli shkëlqen në “Minatori”

KB Ylli

Golden Eagel Ylli ka arritur të fitojë pas një fundi dramatik në palestrën “Minatori”.

Kampioni i Kosovës ka mposhtu Trepçën me rezultat 70:72.

“Lufta” ishte e barabartë që më çerekun e parë, me Trepçën që fitoi me shifrat 19:18.

I njëjtë ishte edhe perioda e tretë, por kësaj here Ylli qëndronte dy pikë më mirë 21:23.

10 – 14 përfundoi çereku i tretë, me fituesin që u zgjodh vetëm në sekondat e fundit.

Me vetëm 15 sekonda të mbetur Ylli ishte duke humbur 69 – 70, por arritën që ta rikthenin rezultatin në 72 – 70.

Më i miri i ndeshjes ishte Kastrati me 13 pikë, kurse Armstead shënoi 12.

Ylli ngjitet në vendin e gjashtë, kurse Trepça mbetet e treta.

/Shqip.com