Sport Shqiptar

Ylli përballet me Prishtinën në derbin e javës së dytë

Pas një jave të parë mjaft interesante, Superliga e Kosovës do të vazhdoj me ndeshjet e xhiros së dytë.

Kampionit aktual, Golden Eagle Yllit dhe kampioni i trembëdhjetëfishtë të Kosovës, Sigal Prishtinës do të përballen të shtunën në ndeshjen më interesante të fundjavës.

Pasi pësuan në xhiron e parë të dyja skuadrat kërkojnë rikthimin te fitorja.

Therandasit pësuan nga Rahoveci me rezultat 90:88, kurse prishtinasit nga Peja 70:76.

Sfida e dytë e ditës së shtunë zhvillohet mes Ponte Prizrenit dhe Pejës.

Prizrenasit kërkojnë fitoren e parë në këtë edicion, pas humbjes nga mitrovicasit në xhiron e parë, kurse pejanët hyn pas fitores ndaj Prishtinës.

Trepça është në kërkim të fitores së dytë, pas asaj ndaj Ponte Prizrenit, ku do të përballet me rivalin e vjetër të basketbollit të Kosovës, Bashkimin, që po ashtu e nisi kampionatin me fitore (duke mundur Vëllaznimin).

Takimi i fundit është mes Vëllaznimit dhe Rahovecit.

Kuqezinjtë janë rikthyer pas një viti në Superligë dhe synojnë të mbesin në elitën e basketbollit, ndërsa Vreshtarët hyn për fitoren e dytë në këtë edicion.

Java 2

E shtunë

17:00 Golden Eagle Ylli – Sigal Prishtina

19:00 Ponte Prizreni – Peja

E diel

17:00 Trepça – Bashkimi

19:00 Vëllaznimi – Rahoveci /Shqip.com