Sport Ndërkombëtar

Yamal futet në historinë e Europianit

Lamine Yamal po jeton një ëndërr! Vetëm 16-vjeç, talenti spanjoll është futur në historinë e kampionatit Europian me golin e shënuar mbrëmjen e sotme ndaj Francës.

Yamal është tashmë futbollisti më i ri që shënon në Europian, duke iu lënë “targën” të gjithëve.

Në minutën e 21-të, me një silurë fantastike, 16-vjeçari shkundi portën e portierit francez.

/Shqip.com