Rozë

Xhuli: Shuplakat mund ta përjashtonin Stresin nga BBVK

Ish-finalistja e Big Brother Vip Kosova 1, Juliana Nura ka rrëfyer për eksperiencën e saj në formatin e njohur.

Xhuli përmendi edhe një situatë të pazakontë më të cilën është përballur, teksa konkurrenti tjetër, Stresi e ka gjuajtur me shuplakë në të pasme, ndërsa ajo ishte duke biseduar në “living” me disa nga banorët e tjerë.

Siç tregon ajo produksioni i ka dhënë mundësinë ta denoncojë si rast dhe Stresi kështu do të përjashtohej nga loja, por nuk kishte pranuar.

“Më kanë thirr dhe më kanë thënë ‘Xhuli këtu janë policia dhe nëse dëshiron ta denoncosh atë rast, mund ta denoncosh dhe ai përjashtohet prej lojës”, shpjegoi Xhuli gjatë intervistës.

/Shqip.com