Rozë

Xhuli për punët e shtëpisë: Çka bëj këtu është vetëm 5% nga ajo që bëj jashtë

Banorët Big Brother VIP Kosova, Blasta dhe Xhuli kanë zhvilluar një bisedë rreth jetesës brenda shtëpisë.

Blasta është ankuar për orarin e çrregulluar të gjumit, kurse Xhuli ka folur për fiksimet e saj mbi larjen e rrobave dhe përgatitjen e ushqimit.

“Në lavanderi nuk kam qejf të më përzihen, sepse pastaj të lara e të palara nuk dihet nga sa po shkon pasuli. E vesh teshën, e din që e ke të pastër, të hekurosur e të larë, i vjen era lule ‘fresh’, xhenet i vjen era. Edhe bukën kam qejf pastër me e bë, nuk mund të ha prej duarve…”, ka treguar Xhuli.

Tutje, Xhuli tha se sa energji bën brenda shtëpisë është vetëm pesë përqindëshi i asaj që bën në jetën jashtë.

“Kam shumë energji, këtu qa bëj punë është vetëm 5% qa bëj në jetën reale. Jam mësuar të flej më pak, e kur po flej nga 8-9 orë po bëhem ‘llom’”, ka shtuar pos tjerash ajo.

/Shqip.com