Sport Shqiptar

Xhudistet vazhdojnë shkëlqimin në Oran, Kuka fiton medaljen e artë

Xhudistja kosovare, Loriana Kuka ia ka siguruar një tjetër medalje Kosovës në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Kuka në finale u përball me francezen, Chloe Buttigieg, duke e mposhtur në “Golden Score”

Xhudistja kosovare me këtë fitore morri në shtëpi medaljen e artë, e treta në xhudo.

 Ajo, pasi mposhti turken, Nurcan Yilmaz, radhën në gjysmëfinale e pati kroatja, Petrunjela Paviq, duke e siguruar kështu finalen dhe një tjetër medalje për Kosovën.

Përveç medaljes së Kuka, Kosova ka edhe grumbulluar deri më tani pesë medalje, duke përfshirë dy të arta dhe të bronzta përmes xhudos dhe një e bronztë në boks, pa e përfshirë këtë të fundit.

Përndryshe, kjo është hera e dytë që Kosova merr pjesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022, kur morri pjesë në Spanjë dhe fitoi katër medalje. /Shqip.com