Xhiro 27: Ulpiana pret Dritën ndërsa Prishtina – Llapin

Të shtunën zhvillohen dy ndeshje të xhiros së 27-të në kuadër të BKT Superligës.
Ulpiana që pret Dritën dhe Prishtina që do ketë përballë Llapin, nisin me fillim nga ora 14:00.
Kampionët në fuqi vijnë pas humbjes ndaj nënkampionit Drita, me rezultat 2:0, dhe rikthehen në “Fadil Vokrri”, siç ka njoftuar klubi.
Djemtë e Ibrakovic renditen në pozitën e gjashtë me 32 pikë, nëntë më pak se sa llapjanët që gjendet në pozitën e katërt me 41 sosh.
Llapi mëton fitoren pas humbjes si vendas nga Dukagjini i Klinës, dhe dy barazimeve të tjera me Gjilanin dhe Drenicën në kampionat.
Pak kilometra nga kryeqyteti, do të luhet ndeshja mes Ulpianës së Lipjanit dhe Dritës nga Gjilani.
Në pozitën e tretë dhe në nevojën që ta sigurojë europën deri në fund të sezonit, “Intelektualët” kërkojnë fitoren e 14-të të sezonit.
Kurse, vendasit shpresojnë për një rezultat të kënaqshëm si në pjesën e parë të sezonit ku ndeshja në “Sami Kelmendi” përfundoi baraz 1:1.
Ulpiana gjendet në pozitën e nëntë me 24 pikë dhe rrezikon seriozisht rënien nga elita e futbollit kosovar, derisa Drita në pozitën e tretë me 46 pikë mundohet të luftojë për titull. /Shqip.com