Sport Ndërkombëtar

Xherdan Shaqiri i drejtohet gazetarit serb: I shënova dy herë Serbisë

Ylli shqiptar i Zvicrës, Xherdan Shaqiri edhe një herë është përgjigjur në përpjekjet për provokim të gazetarëve serbë.

Pas ndeshjes ndaj Portugalisë, Shaqiri ka dhënë intervista të shumta. Dhe në zonën miks është ndalur edhe nga gazetarët serbë. Natyrisht nuk kanë munguar përpjekjet për ta nxjerrë Shaqirin nga kontrolli.

Gazetari i sportal.rs e ka pyetur se pse ka heshtur tifozët pas golit ndaj Serbisë.

“Vetëm e kam bërë punën time. Kam dhënë gol, ishte hera e dytë. Në rregull”, është përgjigjur Shaqiri. “Dy herë, dy herë”, ka përsëritur Shaqiri kur ka kuptuar se ka të bëjë me provokatorët serbë.

/Shqip.com