Sport Ndërkombëtar

Xhaka: Mund ta mposhtim secilën Kombëtare

Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka tha se Zvicra “mund të mundë këdo” në Kupën e Botës pasi goli i Breel Embolo siguroi një fitore 1-0 ndaj Kamerunit në ndeshjen e tyre hapëse të enjten.

Zvicra e nisi sot aventurën në “Katar 2022”.

“Nuk është rastësi, kur shikoni 10-12 vitet e fundit ne kemi qenë në turnetë kryesore. Brazili është favorit për turneun sipas mendimit tim. Ne duhet t’i shqetësojmë ata siç bëmë në 2018”, tha mesfushori kosovar.

Zvicra barazoi 1-1 me Brazilin në ndeshjen e parë në Kupën e Botës 2018, ku mundi edhe Serbinë 2-1 falë golave ​​të Xhakës dhe Xherdan Shaqirit.

Ai potencoi se skuadra e Brazilit është skuadra me cilësinë të lartë në grup.

“Unë mendoj se Brazili mund të vendosë tre skuadra në 11-shen fillestare. Talent të mëdhenj, me cilësi të lartë”, tha Xhaka.

“Por është një lojë mbi 90 minuta. Çdo gjë mund të ndodhë në një lojë. Ne duhet të jemi shumë kompakt dhe të mos bëjmë gabime të mëdha, sepse ju paguani për këtë. Ekipi ynë është shumë më me përvojë se katër vjet më parë. Ne po presim me padurim ndeshjen tonë të ardhshme. Ne mund të mposhtim këdo”, vlerësoi Granit Xhaka.

/Shqip.com