Sport Shqiptar

Xhaka: Gjaku im është Kosova

Mesfushori shqiptar me nënshtetësi zvicerane do të jetë pjesë e një dokumentari. “The Pressure Game”. Kështu quhet dokumentari që po krijon Përfaqësuesja e Zvicrës dhe që pritet të ketë një shikueshmëri të jashtëzakonshme.  Natyrisht në të nuk mungonte Granit Xhaka, i cili shihet teksa e thotë me krenari se vjen nga Kosova.

“Jam krenar që luaj për Zvicrën, por origjina ime, gjaku im është nga Kosova. Mediat? Nuk e kuptoj se përse shkruhen gjithmonë vetëm gjëra negative.

Serbia? I kam vendosur vetes qëllim që të qëndroj pozitiv në fushë. Nëse mendoj se gjërat mund të shkojnë keq kam vendosur të shmangem.

Nuk është e lehtë të luash në këtë nivel për dhjetë vjet. Por dikush duhet ta bënte këtë i pari …”, tha Xhaka në fund të dokumentarit.

/Shqip.com