Sport Ndërkombëtar

Xavi nuk dëshiron që Barcelona të krahasohet me këtë skuadër  

Xavi Hernandez

Barcelona do të ndeshet me Getafen në “Camp Nou”, ndërsa para kësaj ndeshjeje, në konferencën për medie ka folur trajneri Xavi Hernandez. “Blaugranat” udhëheqin kampionatin me tre pikë më shumë se rivalët e përjetshëm të Real Madrid, mirëpo tekniku Xavi këmbëngul se skuadra e tij nuk matet me madrilenët dhe se garën e vërtetë e ka me veten. Në konferencë, Xavi nuk iu shmang dot pyetjeve për Dani Alves i cili aktualisht është në paraburgim pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 23-vjeçare.

“Fituam Superkupën ndaj Real Madrid por tashmë duhet të shfaqemi me ‘këmbë në tokë’. Duhet të evitojmë euforinë, zhvilluam një ndeshje të shkëlqyer dhe fituam titullin, por tashmë duhet të vijojmë me pjesën e mbetur të sezonit”, ka thënë Xavi.

“Unë nuk dua që Barcelona të krahasohet me Real Madrid, gjithë garën e kemi me veten tonë dhe më duket se jemi më mirë se më parë. Duhet të ruajmë këtë nivel dhe nuk shohim se çfarë bëjnë të tjerët”, ka shtuar trajneri katalonas.

/Shqip.com