Xavi: Mbërrij në një moment delikat, por ndihem i përgatitur

Para 25 mijë tifozëve në Camp Nou, Xavi Hernandez është prezantuar si trajner i Barcelonës.
I kapluar nga emocionet, me lot në sy, ai është shprehur tejet i lumtur për rikthimin e tij në “Camp Nou”, shkruan Shqip.com.
Ish-mesfushori i katalunasve ka thënë ndër tjera, se po ndihet i përgatitur për këtë sfidë, ani pse situata në ekip nuk është e mirë.
“Mbërrij në një moment delikat, por ndihem i përgatitur. E di që po gjenerojmë entuziazëm dhe është e nevojshme të vendosim rregull dhe të kemi kërkesën maksimale. Ka një ekip që do të bëjë gjëra të mëdha”, u shpreh ai fillimisht.
Hernandez, po ashtu tha se duhet përmirësuar shumë gjëra, sidimos në posedimin e topit dhe në intensitetin e seancave stërvitore.
“Ne duhet të rikuperojmë shumë gjëra, veçanërisht presionin pas një humbjeje në posedim. Seancat tona stërvitore do të jenë intensive. Njohja e kapitenëve është një avantazh për mua, Busquets, Pique, Alba, Roberto dhe lojtarë si Ter Stegen. Unë do të përpiqem të transmetoj përvojën time te lojtarët për të fituar tituj”, shtoi gjithashtu 41 vjeçari.
Për fund, trajneri spanjoll tha se “Dua të falënderoj presidentin. Mora një telefonatë nga Laporta dhe më thanë se kisha nevojë për mua këtu. U premtoj tifozëve se do të punojmë shumë”.
Aktualisht, Barca gjendet në pozitën e dhjetë në La Liga, me 17 pikë të grumbulluara. 11-të më pak se Real Madrid që është lider.
Në gjiron e fundit, ata barazuan ndaj Celta Vigo-s, me rezultat 3-3, duke e dëshmuar edhe një herë formën e dobët nëpër të cilën po kalojnë./Shqip.com
Deklarata e tij e plotë:
“Faleminderit shumë për të gjithë ju. Ne jemi klubi më i mirë në botë dhe do të punojmë për të fituar shumë tituj. Nuk mund të lejojmë humbjen. Ne duhet të fitojmë çdo ndeshje.
Fansa, ne kemi nevojë për ju më shumë se kurrë. Jemi në një situatë të vështirë.
Unë jam shumë i emocionuar. Kjo është fjala. Nesër do të fillojmë. Unë jam kthyer në shtëpi. Jemi në një situatë të vështirë, por kemi ambicie. I jam mirënjohës për besimin e klubit.
Për lojtarët dua të përcjell pozitivitet dhe kërkesa. Duhet të kërkojmë ekselencën.
Shërbimet mjekësore? Ne jemi të shqetësuar. Duhet të vendosim rregull dhe të shohim se cili është problemi. Ne do të përpiqemi që lojtarët të qëndrojnë në formëë sa më gjatë që të jetë e mundur. Ka ende bisedime me Presidentin, por ky problem duhet të zgjidhet.
Ne duam presion të lartë, të kthejmë topin në pjesën kundërshtare, të jemi intensiv, të shkojmë në sulm, një ekip që lë shpirtin në fushë. Po flasim për shumë gjëra dhe një ndër to është merkato dimërore. Kemi anësorë të një niveli të mirë, duhet të rikuperojmë lojtarët e dëmtuar, duhet të shohim se cila është gjendja Ansu Fati-t.
Dembélé, i përgatitur mirë, mund të jetë lojtari më i mirë në botë në pozicionin e tij, ai ka cilësitë për të bërë një ndryshim në Barça dhe për t’u bërë një yll botëror”.