Sport Ndërkombëtar

Xavi ka humbur shpresat: Nuk e meritojmë të luajmë në Champions League

Xavi Hernandez

Xavi Hernandez kritikoi ashpër skuadrën e tij, pas barazimit 3:3 në Ligën e Kampionëve.

Spanjolli e ka pranuar se nëse nuk arrin ta mposht Interin e meriton eliminimin.

“Nëse nuk e mposht Interin në shtëpi, nuk e meriton të qëndrosh në këtë kompeticion. Sezonin e kaluar nuk kishim mjaftueshëm për të konkurruar, por këtë sezon e bëmë. Këtë herë ishin gabimet tona. Jam shumë i zhgënjyer, i trishtuar, i frustruar… Jam i zemëruar. Duhet të jem autokritik, nuk e meritojmë të luajmë në Champions League. Më dhemb, por është e vërteta”, tha ai pas ndeshjes.

Barcelona rrezikon rënien nga Liga e Kampionëve për stinorin e dytë radhazi.

Nëse Interi merr tri pikë të plota në përballjen e radhës kundër Viktoria Plzen shpresat e Barcelonës për një kualifikim të mundshëm marrin fund.

Megjithatë pare se të mendojnë për ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, katalanasit duhet të fokusohen në La Liga, ku do të përballen me rivalët e vjetër Real Madridin.

“El Clasico” zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 16:15.

/Shqip.com