Sport Ndërkombëtar

Xavi i favorizon këto dy kombëtare

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez e ka dhënë mendimin e tij rreth favoritëve për të triumfuar në Kupën e Botës “Katar 2022”.

Ish-mesfushori spanjoll fitoi tre tituj të mëdhenj ndërkombëtarë me “La Rojan” si lojtar, përfshirë triumfin e madh në Kupën e Botës të vitit 2010.

Xavi e pranoi se është i impresionuar nga Luis Enrique dhe Spanja përpara se kjo kombëtare të zhvillojë ndeshjen e parë, kundër Kosta Rikës, më 23 nëntor.

“Unë shoh një Kupë Bote shumë të barabartë, por me dy amerikano-jugorë një hap mbi evropianët”, tha trajneri i Barcelonës, sipas “Marca”.

“Unë e shoh Brazilin si shumë të fortë dhe Leon (Messi) me Argjentinën, shumë të motivuar”, ka shtuar Xavi, i cili, megjitatë, nuk e sheh Spanjën në finale.

/Shqip.com