Sport Ndërkombëtar

Xavi Hernandez e komenton shortin me Manchester United: Ekip me histori, por ne duam kalimin tutje

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka reaguar pas ka mësuar kundërshtarin në Europa League.

Blaugranët do të përballen me Manchester Unitedin, për një kalim tutje.

Xavi ka thënë se se Man United është një ekip me histori, por që e duan kalimin tutje.

“Kemi kundërshtarin më të vështirë, s’mund të shkonte më keq. Manchester United është ekip me histori, por ne duam kalimin tutje”, ka thënë Xavi.

Ai ka folur edhe për Cristianon, duke thënë se ende mund të bëjë ndryshimin.

“Cristiano më duket si një lojtar i madh për mua. Ai ka shënuar një epokë në futbollin botëror dhe ai ende mund të bëjë një ndryshim”, pohoi “timonieri” i Barcelonës.

/Shqip.com