Sport Ndërkombëtar

Xavi e pranon fajin për humbjen kundër Real Madridit

Xavi dhe Ancelotti

Xavi është i lumtur të pranoj fajin për humbjen e Barcelonës ndaj Real Madridit në El Clasico, me trajnerin Blaugrana që e pranoni se skuadra e tij duhet të “përmirësohet shumë”.

Gjigantët katalanas humbën me rezultat 3-1 në “Santiago Bernabeu.

Karim Benzema, Fede Valverde dhe Rodrygo bënë dëmin për Realin, duke e lënë Xavi të reflektojë se çfarë duhet të bëjë për të ndryshuar fatin e Barçës.

Xavi tha se ishte i shqetësuar me mungesën e produktivitetit në sulm.

 ” Fatmirësisht janë vetëm tre pikë. Ishte një mundësi për të mbajtur hapin me liderët dhe ne largohemi duarbosh. Duhet të ndryshojmë dinamikën. Ne ia dolëm shumë mirë në La Liga. Jemi ende në ndërtim, por duhet të përmirësohemi shumë. Jam i shqetësuar se nuk kemi sulmuar mirë, se nuk kemi përfituar nga momentet tona. Duhet të luajmë shumë më mirë. Nuk do t’i fajësoj lojtarët. Unë jam përgjegjës. Është gabimi im, gabime specifike. Duhet të ndryshojmë dinamikën, ky është një sezon i gjatë”, tha ai.

Barca mbajti topin kundër Realit, duke shijuar 57 për qind të posedimit, dhe gjithashtu gjuajti 18 në krahasim me tetë të Blancos, por nuk ishte në gjendje të gjente një shkëndijë sulmuese dhe tani ulet tre pikë larg rivalëve në tabelën e Ligës.

/Shqip.com