Willian rikthehet në Premier League me Fulhamin e sapo promovuar

Ish-anësori i Arsenalit dhe i Chelseat, Willian, është rikthyer në Premierligë, pasi u njoftua zyrtarisht në Fulham.
Anësori 34-vjeçar kaloi sezonin e kaluar në Brazilin e tij të lindjes me Corinthians, por marrëveshja e tij u ndërpre, duke e lënë atë në dispozicion si një transferim i lirë.
Ai tani ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me skuadrën e Premier League.
“Jam i lumtur që jam këtu, jam i lumtur që jam kthyer në Premier League”, tha Willian për mediat e klubit. Fulham është një klub i veçantë, një klub që dëshiron të përmirësohet, që dëshiron të luftojë për diçka më të madhe, kështu që unë jam këtu për të ndihmuar dhe mezi pres të filloj”, tha ai.
Great to have you here, Willian! 🤍#WillcomeToSW6 📍 | #FFC
— Fulham Football Club (@FulhamFC) September 1, 2022
Willian kaloi shtatë sezone në Chelsea, duke fituar dy herë Premier League.
Pasi kaloi një sezon në Arsenal, braziliani tani bashkohet me rivalët e Chelseat, Fulham, të cilët shpresojnë të qëndrojnë në ligën e parë pasi fituan promovimin në Premier League nën drejtimin e trajnerit Marco Silva./Shqip.com