Teknologji

WhatsApp me përditësime, ju mund të kontrolloni se kush mund të shohë kur jeni online

WhatsApp njoftoi disa përditësime të reja.

Platforma së shpejti do t’i lejojë njerëzit të kontrollojnë se kush mund të shohë kur janë në linjë (online), si dhe të parandalojë të tjerët të marrin pamje nga ekrani i mesazheve të caktuara – screenshoot.

Po ashtu do të lejojë të largohen nga një group (X left the chat) pa njoftuar përdoruesit e tjerë.

WhatsApp ka më shumë se 2 miliardë përdorues globalisht dhe është në pronësi të Facebook, Meta. Duke njoftuar ndryshimet në Facebook dhe Instagram, CEO, Mark Zuckerberg, tha se kompania “do të vazhdojë të ndërtojë mënyra të reja për të mbrojtur mesazhet dhe për t’i mbajtur ato private dhe po aq të sigurta sa bisedat ballë për ballë”.

Veçoritë e reja do të fillojnë të shtohen në aplikacion përgjatë këtij muaji.

Ndërkohë, po testohet mundësia e shtimit të një opsioni me mesazhe që lexohen vetëm një herë (pak a shumë si Snapchat).