Lajme

Walker: Asociacioni nuk është mirë të krijohet

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka dhënë mendimin e tij për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ai ka thënë se Asociacioni i një grupi të ndarë nuk është një zhvillim pozitiv, duke theksuar se nuk i kupton se benefitet që mund t’i ketë Kosova nëse e themelon.

“Mendoj që duhet të refuzojë të atë lloj propozimi (Asociacionin), ky është mendimi im, ndoshta nuk i kuptoj benefitet e caktuara që vijnë, por, mendoj që nuk është mirë të krijohet, një popull, një vend ku thoni ku ju dalloni prej të tjerëve dhe të keni disa të drejta të tjera. Për mua nuk besoj që do të ndihmojë këtë vend. Asociacioni i një grupi i ndarë më ndryshe nuk është një zhvillim pozitiv”, ka thënë Walker në RTV Dukagjini.

Gjatë ditës së nesërme, Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të organizojë një diskutim me përfaqësues të partive politike, OJQ, Kuvendi i Kosovës, Presidenca e shumë akterë tjerë lidhur me Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Ndërsa sot, Fondacioni Friedrich-Ebert-Stiftung (FES) në bashkëpunim me Evropian Institute for Peace (EIP), kanë prezantuar sot draft-statutin për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Më tutje Walker ka folur edhe për krerët e UÇK-së që po gjykohen në Gjykatën Speciale.

Walker, ka thënë se ajo çka po ndodhë në Hagë është drejtësi e shtrembëruar, duke përmendur presidentin aktual të Serbisë Aleksandër Vuçiq, si pjesëmarrës indirekt në krimet që ka kryer krimineli famëkeq, Sllobodan Millosheviq.

Walker, ka thënë se mbajtja në paraburgim nga Gjykata Speciale e krerëve të UCK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasnqi e Rexhep Selimi është qesharake.

/Shqip.com