Lajme

VV-ja kandidon Fejzi Kiqinën për kryetar të Drenasit

Lëvizja Vetëvendosje.

Fejzi Kiqina është kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Drenasit në zgjedhjet e 17 tetorit.

Këshilli i Qendrës së LVV-së ka votuar unanimisht për Kiqinën, ka njoftuar Enver Dugolli nga kjo parti.

“Gjithashtu nga delegatët e Këshillit të Qendrës, përmes procesit të votimit të fshehtë dhe demokratik, konform statutit të Lëvizjes, u votua edhe lista e kandidatëve për asamblenë Komunale të Drenasit”, ka shkruar Dugolli në Facebook.

Në zgjedhjet lokale të 17 tetorit gara për Drenasin do të zhvillohet ndërmjet Fejzi Kiqinës nga VV, Ramiz Lladrovcit (kryetari aktual) i Partisë Demokratike të Kosovës dhe Arta Ahmeti-Xhylanit nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës./SHQIP.com