Sport Shqiptar

Vushtrria fiton në kryeqytet, Kastrioti në Gjakovë

Vushtrria fitoi ndaj Prishtinës me rezultat 24-16.

Rina Gubetini i shënoi 10 gola për Vushtrrinë. Donita Kasumi i shënoi gjashtë gola, ndërsa nga katër i kishin Agnesa Hysa e Burneta Rama.

Te Prishtina më efikasja ishte Shkurte Mehmeti me tetë gola. Tri gola i shënoi Ardiana Prapashtica, ndërsa nga dy i shënuan Alma Nivokazi e Melike Ipçi.

Fitore të rëndësishme shënoi edhe Kastrioti. Skuadra ferizajase në Gjakovë e mposhti Shqiponjën me rezultat 33-30.

Puhiza Gashi i shënoi 13 gola për Kastriotin, kurse dhjetë i kishte Lorena Matarova. Te Shqiponja u dallua Agoneta Goqi me 14 gola. Nëntë i shënoi Diellza Nuza.

Kampioni dhe lideri, Istogu, ka fituar pa telashe ndaj Jusuf Gërvallës në Deçan, 28-21. Si mysafire fitoi edhe Samadrexha ndaj Dukagjinit në Klinë, 44-40.

/Shqip.com