Art Jetese

Vullkani rrezikon ta shndrroj qytetin islandez në vend fantazmë

A car drives toward a fissure in a road in the town of Grindavik, Iceland Monday Nov. 13, 2023 following seismic activity. Residents of Grindavik, a town in southwestern Iceland, have been briefly allowed to return to their homes on Monday after being told to evacuate on Saturday after increasing concern about a potential volcanic eruption caused civil defense authorities to declare a state of emergency in the region. (AP Photo/Brynjar Gunnarsson)

Më shumë se 500 tërmete janë regjistruar vetëm gjatë 24 orëve të fundit në gadishullin jugperëndimor dhe Islanda është duke pritur shpërthimin e vullkanit Fagradalsfjall, i cili e ka shndërruar brenda pak ditësh Grindavikun në një qytet fantazmë.

Sipas ekspertëve, shpërthimi i vullkanit është i pashmangshëm, ndërsa në shumë zona, të çara të mëdha kanë ndodhur në rrugët e qytetit në të cilin nuk jeton më asnjë banor.

Kreu i Emergjencave Civile në Islandë, Vidir Reynisson, është shprehur se vullkani mund të lëshojë lavë me javë të tëra në qytet, edhe pse nuk ka një zonë konkrete ku mund të ndodhë shpërthimi i madh.

“Ne jemi shumë të shqetësuar për atë që mund të ndodhë në qytet. Magma është tani në një thellësi shumë të cekët dhe ne presim një shpërthim të fuqishëm brenda dy ditësh”, tha Reynisson.

Sipas autoriteteve vendase, magma është grumbulluar në një thellësi rreth 5 kilometra nën sipërfaqen e tokës dhe po lëviz në një “korridor” rreth 14 kilometra nën qytet.

Kreu i Emergjencave Civile në Islandë hodhi idenë që të krijohet një çarje artificiale e tokës për ta realizuar shpërthimin e lavës në një zonë jashtë qytetit.

“Islandezët, në thelb, janë thjesht duke pritur momentin”, tha gazetari Holmfridur Gisladottir për Sky News, pasi mijëra lëkundje tërmeti janë regjistruar.

Shpërthimi, i cili tashmë është thuajse i sigurt, ka rikthyer frikën e shpërthimit të vitit 2010 në Islandë, në Eyjafjallajokull.

Atëherë, vullkani krijoi një re të madhe hiri vullkanik, e cila shkaktoi problemi më të madh fluturimin e avionëve që prej Luftës së Dytë Botërore.

Mbi 50 mijë fluturime u anuluan, nga të cilët u prekën rreth 8 milionë pasagjerë.

/Shqip.com