Lajme

Vula e PD, hidhet shorti në Gjykatën e Apelit, ja kush do e shqyrtojë çështjen

Në Gjykatën e Apelit në Tiranë është hedhur shorti për shqyrtimin e çështjes së vulës dhe logos së Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Mësohet se relator është caktuar Alma Ahmeti, teksa dy anëtarët janë Iliba Bezati dhe Elona Toro.

Vendimi që do të marrë kjo treshe gjyqtarësh do të jetë final.

Kujtojmë se Gjykata e Lartë zbardhi dje arsyet që prishën vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e Partisë Demokratike të Shqipërisë.

/Shqip.com